Basha: Nga Janari, stazh me pagesë për 84 studentë ekselentë

Dec 7, 2011 | 20:34

TIRANE- Studentët e ekselencës do të përfitojnë stazh me pagesë në Bashkinë e Tiranë, institucione të tjera publike dhe në sektorin privat, duke filluar nga java e parë e Janarit. Premtimi u bë nga kreu I Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë ceremonisë së shpërndarjes së “Medaljeve të Arit” dhe “Student i Shkëlqyer ” për 84 studentë të Universitetit të Tiranës.

Në fjalën e tij, Basha bëri me dije se nga nga burimet e Bashkisë, të paktën 1 milionë euro, do të adresohen për praktikën e studentëve pas mbarimit të shkollës.

“Dita e ekselencës përkoi dhe me një ditë të veçantë në historinë tonë dhe historinë e studentëve në veçanti. 21 vite më parë, pikërisht nga ky vend, nisi jetësimi i ëndrrës për t’i dhenë fund diktaturës më të egër në Europës dhe për të instaluar në vend sistemin demoktratik pluralist.”- tha Basha.

Kryebashkiaku tha se si atëherë, ashtu edhe sot, ky mbetet vendi nga nisi rrugëtimi, shpresa, dhe e ardhmja e qytetit tonë, shoqërisë sonë dhe kombit tonë.

© Panorama.al

Te lidhura