Basha: Në 4 vite, 1 mijë apartamente për të pastrehët

May 4, 2011 | 18:08
Basha, dje gjatë takimeve në Tiranë

TIRANE- “Në katër vitete e ardhshme do të ndërtojmë të pkatën 1 mijë apartamente banimi për të pastrehët.” Ky ishte premtimi i kandidatit të “Aleancës për qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha gjatë takimit të tij me banorë të njësisë 7-të.

Në formatin e ri që Basha po aplikon për herë të parë në Shqipëri, “ToWnhall meeeting” ai iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve.

“Do të nisim menjëherë nga puna duke venë territoret publike të Bashkisë në dispozicion të qytetarëve të Tiranës. Do ndërtojmë në këtë mënyrë, në partneritet me sektorin privat, në katër vitet e ardhëshme, të paktën 1 mijë apartamente për të pastrehët. Për ciftet e reja do të kemi një fond special të garantuar nga Bashkia e Tiranës që do të bëjë të mundur kredi të zbutura”- tha Basha.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët Basha premtoi gjithashtu transport falas për pensionistët mbi moshën 65- vjeccare, ngritjen e qendrave sociale për të moshuarit, transparencë kundrejt qytetarëve. Basha premtoi gjithashtu më shumë vëmendje nga artit, ai premtoi ngritjen e një fondi ekselence nga Bashkia në mbështetje të projekteve të artistëve.

© Panorama.al

Te lidhura