Basha me banorë dhe studentë: Respekt për pronën dhe për dijen

May 2, 2011 | 17:36

TIRANE- Kandidati i “Aleancës për qytetarin” për kryetar bashkie në Tiranë, Lulzim Basha ka vijuar sot takimet e tij elektorale me takime ne njësinë numër 7 dhe studentë.

Basha ka garantuar banorët se pas 8 Majit do t’i jepet fund praktikave abuzive me pronen private dhe se brenda 6 muajve të parë do të bëhet hipotekimi i apartamenteve që ende nuk kanë certifikatë pronësie.

“Leja e shfrytëzimit nga Bashkia do të mbyllet në kohën më të shkurtër. Maksimalisht me 15 nëntor ju do keni hipotekat”- garantoi Basha.

Duke e cilësuar punësimin si prioritetin e tij numër 1, Basha premtoi se “ këtë prioritet do ta kthej në një objektiv të prekshëm për çdo qytetar që ka nevojë për punësim, për çdo qytetar që ka nevojë për një pagë dinjitoze, për një vend pune dinjitoz.”

Ndërkohë, Basha është takuar sot edhe më studentë të fakultetit të Ndërtimit, të cilët I ftoi të bëhen pjesë e hartimit të planit të ri urbanistik të Tiranës, dhe projekteve të tjera zhvillimore.

Basha shprehu edhe njëherë vendosmerine tij që duke filluar nga shtatori, studentët do të kenë karten studentore dhe kampusin e ri universitar.

© Panorama.al

Te lidhura