Basha kërkon bashkëpunim, pavarësisht ngjyrave

Sep 28, 2011 | 18:38
Nga mbledhja e Keshillit te Qarkut

TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka ftuar sot për bashkëpunim përfaqësuesit e Këshillit të Qarkut, pasi sipas tij, në këtë mënyrë mund të çohet përpara projekti ambicioz i paraqitur para 8 majit.

Në mbledhjen e Këshillit të Qarkut të Tiranës, Basha u shpreh se “çfarëdo që gjithsecili prej nesh të arrijë të bëjë veç e veç, vetëm duke punuar  sëbashku ne mund të çojmë përpara projektet ambicioze, vizionin largpamës, për të cilin jemi përkushtuar para zgjedhësve tanë më 8 maj”

Në mbledhjen e sotme, u zgjodh kryetari i Qarkut të Tiranës, Tasim Mema me 73 vota pro, 3 abstenim dhe 1 votë kundër. Nënkryetar u zgjodh Korab Lita me 65 vota pro dhe 2 abstenim.

Bashkia njoftoi se ishte unike që në Kryesinë e Këshillit të Qarkut,  u zgjodhën përfaqësues nga dy koalicionet e mëdha politike, Aleanca për Qytetarin dhe Aleanca për të Ardhmen.

 

Me 64 vota pro dhe 2 kundër, u votuan gjithashtu edhe anëtarët e kryesisë së Këshillit; Ferdinand Poni, Shezai Rrokaj, Xhelal Mziu, Fiqiri Ismaili, Enver Reci, Fatbardh Plaku, Ndricim Dushku, Lulzim Basha, dhe Njazi Kosovrastri.

© Panorama.al

Te lidhura