Basha:Jo pengesa në numërim.Fitorja merr trajtë

May 10, 2011 | 12:17

TIRANË- Kandidati i “Aleancës për qytetarin”, për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka përsëritur apelin për vazhdimin pa pengesë të procesit të numërimit, duke inkurajuar komisionerët.

“ Numëruesit të ecin përpara, pa pengesa dhe vonesa. E rëndësishme është që ky proces të jetë i tillë, me të cilin Tirana dhe kryeqytetasit të krenohet para syve të mbarë botës”- tha Basha, gjate nje deklarate dhene gjate paradites nga selia e PD-se.

Sipas tij, fitorja e shumë pritur po merr trajtë anembanë qytetit. “Dua të përsëris vendosmërinë për të respektuar deri votën e fundit të cdo qytetari dhe rezultatin e dalë prej saj”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura