TIRANE- Kandidati i “Aleancës për qytetarin” për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha deklaroi se ndihet optimist për rezultatin, dhe se është në pritje të rezultatit përfundimtar, pasi të jetë numëruar çdo votë dhe të jetë dëgjuar zëri i çdo qytetari.
Bllokimi i rrugës, dhuna apo retorika që nënkupton dhunë, nuk janë rruga e duhur dhe nuk e ndihmojnë procesin, tha Basha gjatë një deklarate për shtyp mbrëmjen e së premtes.
Basha tha se askush nuk duhet të deklarohet fitues, derisa të ketë përfunduar procesi.
Ai falenderoj trojkën e ambasadorëve, si dhe përshëndeti deklaratat e Catherinë Ashton dhe zv.ndihmës skretarit të SHBA-ve Philip Gordon.
Basha vlerësoi transparencën e arritur në këto zgjedhje, ndërsa tha se mbetet i vendosur që të angazhohet nëpërmjet institucioneve ligjore, që zërat e qytetarëve të dëgjohen.
© Panorama.al











