Basha: Investime në çdo cep të Tiranës

Jul 21, 2012 | 12:19
Basha dje gjatë inspektimi

Në ceremoninë e përfundimit të rikonstruksionit të rrugës paralel me Shinat e Trenit në Laprakë, dje, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, u shpreh se investime të tjera do të vijojnë për këtë bllok. Ai vlerësoi se 940 metrat e rikonstruktuara do të vijojnë me investime shtesë mjaft të rëndësishme, siç janë në sistemi i ujësjellës–kanalizimeve, dy investime në segmente rrugore dhe 6 investime në objekte arsimore dhe paraarsimore. Në fjalën e tij kryebashkiaku Basha vlerësoi se rruga prej 940 metrash e rikonstruktuar ka një rëndësi të veçantë, pasi aty pritet të kalojë një nga projektet më të rëndësishme. “Pikërisht këtu, Plani i ri Urbanistik i Tiranës, i cili do t’u vijë për konsultim qytetarëve para se të marrë formën e tij të prerë, parashikon kalimin e një prej projekteve strategjike, një prej linjave të tramit të Tiranës, pra zëvendësimin e kësaj linje të vjetër hekurudhore me linjën moderne të tramit të Tiranë”, tha Basha.

© Panorama.al

Te lidhura