Basha, 8 mijë dhurata fëmijëve në kopshte e çerdhe

Dec 21, 2011 | 15:30

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka shpernadre sot dhurata per femijet e kopshtit nr 3 në njësinë Bashkiake nr 9.

Ne nje takim te vecante mes te vegjelve, Basha uroi vogëlushët për festat e fundvitit ndërsa premtoi se të gjithë vogëlushët në çerdhe dhe kopshtet Tiranës do të marrin dhurata simbolike nga Bashkia e Tiranës me ndihmën e sektorit privat.

“Mbi 8 mijë dhurata të tilla shpërndahen sot, në ditët e ardhshme anembanë sistemit parashkollor të Tiranës në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, ndërkohë që do të bëhet një përpjekje për të shpërndarë dhurata edhe në arsimin fillor, pra nga klasa e parë deri në të katërtën. Këto dhurata të cilat janë mundësuar falë kontributit të bizneseve të Tiranës”, tha Basha.

© Panorama.al

Te lidhura