TIRANE- Zhvillim jo te këndshëm dhe një shans te vonuar për Shqipërinë e ka quajtur kreu i shtetit shtyrjen e vizites se presidentit te KE-se, Hoze Manuel Barroso, ne vendin tone.
Sipas presidentit, Bamir Topi, Barroso ka qenë dhe është një mbështetës i Shqipërisë në rrugën e saj të reformave dhe integrimit dhe vizita e tij pritej të konfirmonte një fazë të re afrimi të vendit tonë me Bashkimin Evropian.
“Zhvillimet e fundit politike dhe post-zgjedhore në Tiranë, dhanë sinjalin e gabuar dhe duket se u bënë pengesë për realizimin e kësaj vizite të mirëpritur e me vlera historike për popullin shqiptar. Përgjegjësia kryesore për vonesën e kësaj mundësie bie direkt mbi partitë kryesore politike, udhëheqjen, militantët dhe sjelljen e tyre”- tha ai.
Presidenti ka bere apel per rikthimin e normalitetit demokratik, mbizotërimin e interesave publike mbi ato partiake, maturi dhe përgjegjësi për të dëshmuar aftësi udhëheqëse në gjetjen e rrugëve ligjore e demokratike të zgjidhjes së problemeve të krijuara.
© Panorama.al











