Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso dhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, do të vizitojnë më 20 maj Tiranën.
Qëllimi kryesor i vizitës së përbashkët do të jetë për të theksuar mbështetjen e Komisionit Evropian për prespektivën evropiane të Shqipërisë.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian, tha se gjatë kësaj vizite Barroso dhe Fyle do të përpiqen të inkurajojnë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, për të përshpejtuar reformat të cilat janë të dosmosdoshme për përparimin në rrugën drejt BE-së.
Në Shqipëri, Barroso dhe Fyle pritet të theksojnë nevojën për reforma të mëtejshme, dhe të flasin lidhur me abuzimet kundrejt sistemit pa viza nga qytetarët shqiptarë.
Vizita e tyre do të shtrihet gjithashtu edhe në Serbi dhe Kosovë.
© Panorama.al











