Udhëheqësi i Komisionit Evropian, Manuel Barroso, dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fule, do të takojnë sot autoritetet e Serbisë në Beograd, për të mbështetur integrimin evropian dhe vazhdimin e reformave.
Vizita në Beograd shënon edhe fillimin e turit ballkanit të dy zyrtarëve të lartë të BE-së. Sipas axhendes se vizites, Barroso dhe Fule, pas Serbisë do te vizitojne edhe Kosovën më 19 maj.
Jane parashikuar takime me përfaqësuesit politike si dhe me ata të shoqërisë civile që të shtyjnë para perspektiven evropiane për Ballkanin Perëndimor, fuqizimin e reformave, institucioneve demokratike dhe marrdhëniet e mira ndërfqinjësore të neovjshme në rrugën drejt BE-së.
© Panorama.al











