KFOR-i, e ka vlerësuar si inkurajuese thirrjen e presidentit serb, Boris Tadiç, që serbët e veriut të Kosovës t’i largojnë barrikadat, njofton Radio Evropa e Lirë.
Në një komunikatë të lëshuar nga zyra për informim e KFOR-it thuhet se ‘ky propozim në masë të madhe mund ndihmojë në uljen e tensionit dhe se KFOR-i dëshiron që të shoh efektin real në terren të këtij propozimi pozitiv”.
Sipas KFOR-it kjo është mundësi ideale për Serbinë që “të tregojë seriozitetin e këtij propozimi duke i vënë fjalët në veprime”.
Sa i përket situatës në udhëkryqin e Jagnjenicës, KFOR-i ka ftuar popullatën që të mbyllin rrugën dytësore ilegale dhe të largojnë pengesat e ngritura rishtazi në të dyja anët e kryqëzimit, duke shtuar se, më pas vetë KFOR-i do të vendosë një pikë kontrolli për automjetet.
© Panorama.al











