Bardhi zbulon skandalin e ri të Belinda Ballukut: Firmosi 60 milione euro koncension Triportin e Vlorës, kompania në emër të një pensionisti

Nov 18, 2025 | 7:51

Gazment Bardhi denoncoi një tjetër skandal sa i përket zv.kryeministres Belinda Balluku.

gazi bardhi

Në emisionin Log këtë mbrëmje Bardhi tha se po përgatit një tjetër kallëzim penal në SPAK, për Ballukun sa i përket projektit të triportit në qytetin e Vlorës.

Koncesionin 60 mln euro e fiton një kompani që drejtohet nga një pensionist thotë Bardhi, që nuk përmbush asnjë kriter për të kryer këtë ndërtim.

Gazment Bardhi: Gjithashtu ka patur një kallëzim për aeroportin e Vlorës. Po përgatite kallëzimi i ri për atë që ka investiguar Piranjat, skandal i provuar tashmë. Një pensionist që merr një koncesion 60 mln euro. Krijohet kompania sot, hyn fiton koncesionin 60 mln dhe 92% të aksioneve i zotëron një pensionist. Që nuk plotëson asnjë kriter për të ndërtuar projektin e triportit në qytetin e Vlorës.

Denoncimi i emisionit “Piranjat”:

© Panorama.al

Te lidhura