Tito Vilanova do debutojë si trajner në Ligën e Kampioneve, kur të presë në shtëpi Spartakun e Moskës për fazën në grupe. “Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe me emocione për mua. Gjithsesi, unë i vlerësoj të gjitha përballjet maksimalisht. Do të desha ta nisja me fitore, pasi synojmë të marrim 18 pikë në fazën në grupe”, – shprehet Vilanova. Ai tregohet diplomat me deklaratën e tij, duke thënë se Barcelona nuk është favorite për të fituar Champions-in. “Ka një luftë shumë të fortë për të triumfuar, por unë nuk jam dakord kur na cilësojnë si favoritë. Mjafton të kujtojmë faktin që sezonin e kaluar Junajtid dhe Siti u eliminuan që në fazën në grupe, ndaj duhet të bëjmë kujdes”.











