
Kampionët në fuqi të Europës duket se janë hedhur në sulm për shërbimet e anësorit të majtë të Totenhemit, uellsianin Gareth Bale. Sipas shtypit britanik, spanjollët do të jenë të gatshëm për të bërë çmendurinë e tyre financiare, vetëm që ta bëjnë të tyrin ketë lojtar. Barcelona thuhet se është gati të ofrojë deri në 40 milionë euro për yllin e Tottenham, Gareth Bale. Uellsiani do të jetë një nga më të kërkuarit në merkaton e verës së ardhshme, citon “Daily Mail”, sepse deri atëherë, pas fundit të gushtit 2012, trajneri Harry Redknapp e ka kundërshtuar shitjen e tij. Më herët, Real Madrid dhe Inter janë interesuar për ta bërë të vetin këtë lojtar të talentuar, por Totenhami ka refuzuar ofertat. Kontrata e uellsianit me klubin anglez është rinovuar në mars të vitit në vazhdim dhe zgjat deri më 2015. Por, këmbëngulja dhe oferta e lartë e katalanasve mund ta detyrojnë lojtarin dhe Totenhamin që të negociojnë në gushtin e vitit që vjen. Gjithsesi, mbetet të shihet se cdo të ndodhë. Fakti është se verën e kaluar, presidenti i klubit të Londrës, Daniel Levy, ka refuzuar një ofertë edhe më të pasur se ajo katalanase (45 milionë euro). Në qoftë se Tottenham nuk do të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, atëherë bëhet më e mundshme sakrifikimi i një lojtari si Bale, për të mbushur arkën e klubit anglez.











