Barcelona, eksperimente me Baten

Dec 6, 2011 | 12:25

Me vendin e parë të siguruar, Barcelona pritet të ketë në fushë vetëm 2 titullarë për përballjen e sotme kundër Bates, duke u dhënë shansin të rinjve të ndiejnë shijen e Champions-it. Në 18-shen e Guardiolës ka vetëm 6 lojtarë të skuadrës së parë, ndërkohë që 13 të tjerë, mes të cilëve Mesi, Ksavi, Iniesta apo Fabregas e David Vila, nuk janë thirrur fare. Sfida e fundit e Grupit H i intereson më shumë skuadrës së Viktor Gonçarenkos, e cila ka një shans për të siguruar një biletë në 1/16-at e Ligës së Europës. Kampionët në fuqi pritet t’i besojnë vetëm eksperiencës së Pikesë në mbrojtje dhe asaj të Pedros në repartin e avancuar. Ky i fundit ka dhe një shans për të rigjetur formën më të mirë, pasi nuk konsiderohet titullar i padiskutueshëm.

© Panorama.al

Te lidhura