Barbara Berluskoni dhe Pato presin një fëmijë?

Dec 27, 2011 | 19:50
Pato dhe Barbara

ROME- Barbara Berluskoni, vajza e ish-kryeministrit italian, mund të jetë duke pritur një fëmijë nga Pato, kamponi brazilian i Milanit, me të cilin është në një lidhje romantike prej më pak se një viti.

Lajmi është publikuar nga revista javore Diva e Donna.

Sipas të përjavshmes, “Barbara Berluskoni, 27 vjeç, nënë tashmë e lumtur e Aleksandrit, 3 vjeç, dhe Edward, 2 vjeç, të lindur nga një marrëdhënia me George Valaguzza, zëra të afërt me të thonë me bindje dhe këmbëngulje se Pato dhe Barbara janë duke pritur fëmijën e tyre të parë.

Marrëdhënia e tyre ka lindur dhe është rritur në qendër të vëmendjes, ndërsa u zyrtarizua vetëm pak kohë më parë kur të dy u paraqitën në publik dorë për dore, dhe më të dashuruar se kurrë. Lidhja e tyre tashmë duket se do të marrë një kthesë.

Kjo ngjarje në jetën e tyre mund të hedhë poshtë përfundimisht zërat se historia e tyre e dashurisë do te ishte një histori e shkurtër pasioni, thjesht sa për të kaluar disa kohë.

© Panorama.al

Te lidhura