Vijojnë negociatat me dy personat e izoluar në një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit.
Burime bëjnë me dije se pas vëllait, policia ka dërguar për negociatat motrën e njërit prej të izoluarve, pasi ata refuzojnë të dorëzohen.
Dy të armatosurit, Julian Cumraku dhe Hamza Uka refuzojnë të dorëzohen në polici, ndërsa behet me dije se kanë kërcënuar se do të qëllojnë me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije se: “Njëri prej tyre, 24-vjeçari Julian Cumraku bëri thirrje “Allahu Ekber””.
Aksioni policor ka nisur që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh. Dyshohet se aty janë strehuar dy persona të armatosur, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.












