Banesa e rrethuar prej disa orësh nga RENEA, dy të izoluarit refuzojnë të dorëzohen! Policia dërgon për negociata vëllain e njërit prej tyre

Nov 24, 2025 | 19:21

Detaje të reja jane zbuluar lidhur me banesën e rrethuar në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, ku dy persona të armatosur ndodhen të izoluar prej disa orësh në nje shtepi.
banesa e rrethuar në orosh 2, Fushe ArrezDy të armatosurit, Julian Cumraku dhe Hamza Uka refuzojnë të dorëzohen në polici, ndërsa behet me dije se kanë kërcënuar se do të qëllojnë me armë zjarri.

Policia po tenton të negociojë duke dërguar vëllain e njërit prej tyre.

Burime bëjnë me dije se: “Njëri prej tyre, 24-vjeçari Julian Cumraku bëri thirrje “Allahu Ekber””.

Banesa e rrethuar nga Policia është në pronësi të Mhill Jakut. Njëri nga dy të armatosurit që ndodhet brenda banesës dyshohet se është nip i tij, i identifikuari si Julian Cumraku, 24 vjec.

Aksioni policor ka nisur që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh. Dyshohet se aty janë strehuar dy persona të armatosur, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

 

© Panorama.al

Te lidhura