BARI- Policia italiane ka finalizuar në Bari një operacion antidrogë, që ka përfundur me shume te arrestuar, mes te cileve 9 shqiptare. Mediat italiane, duke iu referuar policisë raportojnë sot se në përfundim të operacionit u sekuestruan më shumë se 1 ton drogë me vlerë 6.5 milionë euro. Në operacion për shkatërrimin e bandës italo-shqiptare morën pjesë 200 forca policore, të përfshirë në një hetim që kishte nisur kohë më parë.
Sipas mediave italiane, shqiptaret e arrestuar jane identifikuar si ; vellezerit Arian Aga, 32 vjec dhe Dritan Aga, 33 vjec, kusheriri i tyre Luan Aga, 28 vjec, te tre rezidente ne Trani; Loni Paluka, 29 vjec dhe Artan Karaj, 36 vjec, rezidente ne Altamura; Ylli Dalipaj, 40 vjec, rezident ne Peschici, Gentjan Hamzaraj, 33 vjec, rezident ne Firenze; Petref Kondaj, 37 vjec, rezident ne Montevarchi ; Eduart Premtaj, 39 vjec banor ne San Donato ne Lece.
Sipas hetimeve, banda ishte një rrjet i mirëorganizuar dhe importonte drogën nga Holanda, Spanja dhe Shqipëria. Gjatë operacionit u bllokuan edhe 4 milionë euro, mes të cilave automjete, ndërmarrje dhe llogari bankare të perosnave të përfshirë në trafik.











