Tiranë, shtyhet vendimi për Aldo Baren

Mar 23, 2011 | 10:38

TIRANE- Gjykata ka shtyre serish dhenien e vendimit per Aldo Baren, njohur si kreu i Bandës së Lushnjes. Seanca finale, planifikuar per sot nuk eshte zhvilluar pas ne te nuk eshte paraqitur kryetarja e  trupit gjukues, Fatmira Hajdari, e cila ka njoftuar se nuk mund te ishte e pranishme per arsye familjare.

Nje seance me pare, Aldo Bare u deklaruar i pafajshem, nderkohe qe kete gje argumentoi edhe avokati i tij mbrojtes.

“Asnjë dëshmitar nuk ka vënë gishtin mbi Baren si autor i ndonjë krimi. Prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë konkrete për akuzat ndaj Bares. Madje prokuroria nuk ka prova as për pretendimin e ekzistencës së një bande kriminale”, tha ai.

Sipas tij, çështja ndaj Aldo Bares ka pasur një ngarkesë të madhe politike dhe mediatike dhe për këtë duhet të merret vendimi bazuar mbi ligjet, faktet dhe provat. Vete Bare eshte mbrojtur duke deklaruar se eshte i pafajshem.

Me heret prokuroria dha pretencen për Aldo Baren, duke kërkuar “burgim të përjetshëm”, pasi numeroi një nga një një listë të gjatë me krimet që rëndojnë mbi të.

© Panorama.al

Te lidhura