Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, k publikuar një foto të asaj që e ka cilësuar si “Banda 2B e Belinda Ballukut”, me në krye Evis Berberin.

Bardhi ka shpërndarë foton e disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilët, siç thotë Bardhi, mblidheshin rregullisht në një banesë të njohur si Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis, ku ndaheshin tenderat e ministrisë për qëllime klienteliste.
“Banda “2B” funksiononte tamam si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive”, shkruan ai, ndërsa shton se këto para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi.
Ai shtoi se një pjesë e anëtarëve të bandës “2B” tashmë ndodhet në burg dhe se shumë shpejt pritet që edhe pjesa tjetër të përballet me drejtësinë.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Banda e hajdutëve të Belinda Ballukut mblidhej rregullisht në strofullën e krimit “Apartamenti 6, Shkalla H, Kompleksi Nobis”, ku ndaheshin tenderat korruptivë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Banda “2B” funksiononte tamam si një grup i struktuar kriminal për vjedhjen masive të parave të shqiptarëve me tendera qindra milionë euro të paracaktuar për të shpërblyer klientët e tyre dhe përfituar përqindjet korruptive.
Të njëjtat para përdoreshin më pas në fushatë zgjedhor ose në harbime luksi. Një pjesë e bandës 2B tashmë ndodhet në burg, ndërsa shumë shpejt pritet t’i bashkohet edhe pjesa tjetër.
© Panorama.al












