Bambuja, një mallkim për Hong Kongun? Si kontribuoi në tragjedinë me zjarrin që përfshinë gradaçelat e qytetit

Nov 27, 2025 | 15:15

Rrokaqiejt e Tai Po-së u mbuluan nga flakët dje, në një nga zjarret urbanë më vdekjeprurës që ka përjetuar Hong Kongu prej dekadash.

homg_kong_maketa

Rreth tyre, një pamje e zakonshme e qytetit dhe element ndërtimor i përdorur prej mijëra vitesh në Azi, qëndronin skelat prej bambuje. Një teknikë po aq e vjetër sa vetë rajoni: efikase, e lirë dhe fleksibël. Një metodë që ka shoqëruar çdo hap të rindërtimit të qytetit.
Flakët u përhapën përgjatë kolonave vertikale prej bambuje.

Sipas ekspertëve, era, thatësia sezonale dhe vetë gjeometria e skelave luajtën rol kyç në shpërndarjen e shpejtë të zjarrit. Bambuja është material lehtësisht i djegshëm dhe periudha është shumë e thatë, çka e bën ndezjen të menjëhershme. Pasi ndizet, zjarri ngjitet shpejt për shkak të strukturës vertikale.

Godina ku nisi gjithçka ishte në rikonstruksion. Rrjeta mbrojtëse, mbulesa plastike dhe materialet e tjera, shumë prej të cilave mund të mos plotësonin standardet, tani po hetohen. Autoritetet kanë kryer arrestime për neglizhencë të rëndë, teksa përpiqen të zbulojnë se çfarë e përshpejtoi kaq shumë përhapjen e flakëve.

hong_kong__2_

Bambuja në krizë

Hong Kongu prej muajsh diskuton të ardhmen e skelave prej bambuje. Qeveria ka njoftuar se nga muaji mars, 50% e projekteve të reja publike do të përdorin skela metalike, me synimin për të rritur sigurinë e punëtorëve dhe për t’u përafruar me praktikat e qyteteve të tjera të mëdha. Midis viteve 2018–2025 janë regjistruar 24 viktima në incidente të lidhura me skela bambuje.

Një tjetër incident së fundmi në qendër të qytetit, sërish një zjarr në godinë të mbuluar me skela, tregoi se çështja nuk është teorike.

Në motorin më të madh të kërkimit në Azi, pyetja “Pse Hong Kongu përdor ende skela prej bambuje?” u bë virale, dhe shumë përdorues kërkojnë tani zbatimin e modelit të Kinës kontinentale, ku bambuja u ndalua në vitin 2022.

Por brenda Hong Kongut mendimet mbeten të ndara. Skela prej bambuje nuk është thjesht një mjet pune; ajo është element identitar. E pranishme në çdo rrugë, në çdo godinë të re, madje edhe në teatrot e përkohshme të operës kantoneze që ndërtohen brenda pak orësh.

Shumë punëtorë e mbrojnë përdorimin e saj, duke thënë se rregullat janë të rrepta dhe bambuja nuk është e rrezikshme kur përdoret siç duhet. Rregulloret ekzistojnë nga trashësia e shufrave deri te rezistenca e lidhjeve dhe distancat ndërmjet shtyllave. Ligji kërkon gjithashtu që të gjitha mbulesat mbrojtëse të jenë zjarrduruese dhe të certifikuara.

Qeveria ka premtuar kontrolle të plota. “Do të shqyrtojmë nëse materialet në muret e jashtme përmbushnin standardet zjarrduruese”, thuhet në një deklaratë zyrtare. “Nëse konstatohen shkelje, do të ketë përgjegjësi.” Ekspertët duken të një mendimi se shkaku i parë i zjarrit ka më pak rëndësi sesa mënyra se si ai u përhap.

hong_kong__4_

Një paralajmërim i njohur

“Nuk është çështja se ku nisi zjarri. Çështja është se ai doli shpejt jashtë kontrollit”, deklaruan autoritetet në konferencën për media. “Skelat mund të kenë vepruar si motor që ushqeu flakët dhe si strukturë që mbajti nxehtësinë.” Krahasimi me tragjedinë e Grenfell në Londër nuk ishte i rastësishëm: në të dy rastet, shpejtësia e përhapjes përgjatë sipërfaqeve të jashtme është konsideruar problemi kryesor.

Hong Kongu përballet me një dilemë që shkon përtej teknikës ndërtimore, nga njëra anë, një metodë mijëravjeçare që ka formësuar identitetin ndërtimor të qytetit, nga ana tjetër, nevojat e reja të një metropoli që rritet në ritëm, lartësi dhe densitet.

© Panorama.al

Te lidhura