Balotazhi, sot pritet rezultati për bashkitë

May 30, 2011 | 11:03

Italia ka votuar dje në zonat e balotazheve për komunat dhe bashkitë e reja të vendit, ndërkohë që në raundin e parë të votimit u vu re një humbje e thellë e qendrës së djathtë të Berluskonit. Por pika më delikate e kryeministrit italian, Milano, kaloi në balotazh. Ai ka paralajmëruar se nëse këtë qytet e merr kandidati i majtë, atëherë “Milano do të kthehet në një qytet islamik dhe qendër ciganësh”. Pjesëmarrja gjatë votimit të balotazhit ka qenë e ulët, me përjashtim Milanon, e cila shënoi një rritje të ndjeshme. Në Milano dhe Napoli janë sfidat më të rëndësishme për politikanët italianë, por vendoset edhe për liderët e 11 qyteteve dhe 6 provincave të tjera. Sot në mbrëmje priten rezultatet e para. Në qendrat e botimit në Itali u votua të dielën nderi në orën 22:00 dhe sot votohet deri në orën 15:00.

© Panorama.al

Te lidhura