Bashkimi Evropian ka zgjeruar të hënën sanksionet ndaj regjimit të Bjellorusisë për veprime që minojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe sigurinë e përgjithshme në shtetet anëtare.
Sanksionet vijnë pas ndërhyrjeve në hapësirën ajrore të Lituanisë të balonave meteorologjike nga Bjellorusia, të cilat kanë ndërprerë vazhdimisht trafikun ajror në muajt e fundit.
“Kriteri i ri do t’i lejojë BE-së të vendosë masa kufizuese kundër atyre që planifikojnë, drejtojnë, angazhohen në mbështetje ose lehtësojnë manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj. BE-ja do të jetë gjithashtu në gjendje të shënjestrojë hyrjen e paautorizuar në territorin e një shteti anëtar”, tha Këshilli i Unionit.
Lituania shpalli javën e kaluar gjendje të jashtëzakonshme dhe i kërkoi parlamentit të autorizojë mbështetjen ushtarake për policinë dhe rojet kufitare, pasi një valë balonash kontrabandistësh nga Bjellorusia ndërpreu vazhdimisht trafikun ajror.
Qeveria e Lukashenkos ka mohuar përgjegjësinë dhe ka akuzuar Lituaninë për provokime.
© Panorama.al












