Avokati Spartak Ngjela ishte mbrëmjen e sotme në emisionin “Oponencë”, teksa u pyet edhe për hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur për korrupsion në tenderin e tunelit të Llogarasë.
Ngjela thekson edhe një herë se në SPAK janë ekspertët amerikanë që po vendosin drejtësi në Shqipëri. Sipas tij, SPAK do e shpëtojë shoqërinë shqiptare nga korrupsioni i niveleve të larta.
Më tej shton se të korruptuarit e nivelit të lartë në Shqipëri, janë shërbëtorë të Serbisë dhe prandaj Amerika po i godet me SPAK.
Spartak Ngjela: Ka një gjë në jurisprudencën. Kanë ikur me qeveri të tërë, i njeh perëndimi. Shkoni pini një kafe në SPAK, i ke parë ekspertët e huaj atje. Nuk ka padrejtësi. Nuk do vijë i huaji të vendosë padrejtësi. Mbajnë SPAK për të na ndihmuar ne. E gjithë ajo gjykata dhe prokuroria ka qenë i korruptuar. E di gjithë Shqipëria. Pyesim kë të duash. Por jo SPAK. Do na shpëtojë SPAK. Kam pasur dyshime. Kam bindje mbi 60% që do na shpëtojë. Nuk është gjë e lehtë. Korrupsioni nuk ka vetëm paratë, ka dhe reflekset në perëndim. Nuk marrin vetëm politikanët shqiptarë para. Po para kanë? Ku i kanë gjetur? Paratë tona.
Do mbrohen me paratë e tyre. Natyrisht. E pe sa i dhanë në Uashington. Asgjë nuk fituan. Kush na mban ne në këmbë? Politika, historia apo drejtësia? Flas për goditje penale. Janë të treja bashkë. Këta që janë të korruptuar, janë me Shqipërinë? Janë me sllavët. Pse do i përmendim emrat? Me kundërshtarët e Amerikës. Po i godet. Nuk e ka lejuar. Çështja qëndron, po prokurorët e SPAK kanë mbrojtje? I kam thënë Yuri Kim, nuk kanë mbrojtje ata. Nuk foli asnjë fjalë. I donte shumë shqiptarët ajo. Mori shënim ajo. Kur u kthye më tha avokat morën mbrojtje. Lufta me krimin, personalitet, gjyqtarët, prokurorët që hetojnë ruhen në mënyrë brilante. Problemi qëndron, mafia ka vrarë po këtu asnjë. Ne jemi më përpara se ata në funksion të krimit.
© Panorama.al












