Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha se të gjithë e dinë, shqiptar e ndërkombëtar se në Shqipëri është instaluar një qeveri që mbron me ligj të korruptuarit.
Për Neës24, Këlliçi deklaroi se Belinda Balluku është kapur në afera flagrante, ndërsa Rama -tha ai- e ka shndërruar Kuvendin në një bunker.
Sipas tij qëllimi i protestave të opozitës është “largimi i kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike”.
“Për shkak të këtyre protestave, për shkak të denoncimeve sot nuk ka më shqiptar apo ndërkombëtar që nuk e di që në Shqipëri është instaluar autokracia elektorale, por në Shqipëri është instaluar një qeveri që mbron me ligj dhe me votat në Kuvend të korruptuarit. Rasti i Balluku ishte një test kritike. Jo vetëm Balluku u kap në një aferë flagrante, por u kap vetëm Rama. Për të mbrojtur veten e tij, ai e ktheu Kuvendin një bunker, duke i dhënë një mesazh të qartë ministrave se Rama i konsideron ata mbi ligjin. Nga sot kanë licencë për të vjedhur” tha deputeti i PD.
© Panorama.al












