Kryetari i Partise Demorkatike, Sali Berisha sërish ka akuzuar Belinda Ballukun për aferën korruptive të tunelit të Llogarase.
Në një deklaratë nga selia blu, ai tha se tuneli është vepër Belinda Ballukut dhe Edi Ramës dhe rëndom po e quajnë “Tuneli i Palloshit të gjatë”.
Kreu i PD deklaroi se ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë është “kapur me presh në dorë”.
“Kanë rrafshuar kanionin për të përvetësuar 25 milionë euro që ka qenë kostoja e urave, që është absolutisht krim i shëmtuar i shumëfishtë. Pra, shqiptarët nuk mund të thonë tani që nuk janë kapur me presh në dorë Edi Rama dhe Belinda Balluku. Për shqiptarët është shumë e qartë se dardhat dhe kumbullat e prishura i ha Edi Rama dhe vartësve u hedh bishtat”, tha Sali Berisha.
Pjese nga deklarata e Berishes
Tuneli është kryekëput vepër Rama-Balluku ndaj dhe rëndom po e quan populli Palloshi i Gjatë.
Të bëjë ç’të dojë, por Belinda ka luajtur rolin më negativ, më përgjegjës për të, sigurisht nuk dua me asgjë të justifikoj qëndrimet e saj, por ju e patë si funksionon.
Bëje këtë, kam jetën time, kam këtë, kam atë, t’i them atij sipër, t’i them këtij poshtë.
Vetëm nuk shtet është ky.
Ky nuk është shtet, por është përshesh mafioz.
Njerëz mafiozë që nuk kanë as ligj, as moral.
Por përveç të tjerash, dy ura i kanë ngrënë dhe kanë zhdukur kanionin.
Kanë kryer krim shumë të rëndë.
Kanë rrafshuar kanionin për të përvetësuar 25 milionë euro që ka qenë kostoja e urave, që është absolutisht krim i shëmtuar i shumëfishtë.
Pra, shqiptarët nuk mund të thonë tani që nuk janë kapur me presh në dorë Edi Rama dhe Belinda Balluku.
Për shqiptarët është shumë e qartë se dardhat dhe kumbullat e prishura i ha Edi Rama dhe vartësve u hedh bishtat.
Ja pra, të gjithë këto janë kushtrim për qytetarët shqiptarë dhe unë jam i bindur se ata do ecin të sigurt drejt realizimit të qëllimeve të tyre, një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
© Panorama.al












