“Balluku nuk duhet lejuar të ushtrojë detyrën”- Avokati Kujtim Cakrani: Po shkon në punë e po prish provat! Ndaj saj është e nevojshme masa ndaluese

Nov 11, 2025 | 22:41

Avokati Kujtim Cakrani foli për disa minuta në lidhje Skype me emisionin “Log”. avokati i Ilir Metës u ndal te çështja e ish-presidentit dhe avokates Irena Gjoka në GJKKO.

kujtim cakrani

“Gjoka, gjyqtare e papërshtatshme për të gjykuar çështjen. Ndaj kërkuam përjashtimin e saj. Në seancën e sotme, Gjoka ishte në dijeni të kërkesës, por prokurori solli materiale shtesë që ne i kundërshtuam sepse prokuroria ka mbyllur hetimet dhe nuk lejohet të sjellë më prova shtesë”, tha ai.

Më tej Cakrani foli edhe për dosjen e Belinda Ballukut, teksa theksoi se zv.kryeminsitrja duhet ndaluar të ushtrojë detyrën pasi po prish provat.

“Duhej një masë ndaluese ndaj Ballukut ku të mos lejohej të ushtronte detyrën, ose të merrte një masë tjetër siç është arresti në shtëpi.

Arresti me burg është shumë i rëndë.

Zëvendës ministrja tjetër për një arkë peshk u la në arrest shtëpie.

Balluku po shkon në punë e po prish provat, ku e dimë ne se si po vepron ajo me provat”, u shpreh avokati.

© Panorama.al

Te lidhura