Balluku në SPAK/ “Nuk mundet akoma kryeministri të thotë më hanë dardha zëvendësit”- Kulluri: Ajo që ka ndodhur me Vlorën dhe inceneratorët e paimagjinueshme, nivel barcalete

Oct 30, 2025 | 22:23

Analisti dhe ish-deputeti Edvin Kulluri foli mbrëmjen e sotme në Log. lidhur me thirrjen në SPAK ditën e nesërme të zv.kryeministres Belinda Balluku.

edvin kulluri

Kulluri mendon se Rama nuk mund të vijojë më me retorikën se i “hanë dardha pas shpine” zëvendësit.

Ai thekson se korrupsioni i kësaj mazhorance është në nivele të paimagjinueshme, saqë vetëm Balluku nuk mund të jetë fajtore.

Kulluri: Nuk mund të vazhdojë kryeministri të thotë që më hanë dardha zv. ministrat. Nuk mund të bëjë cirk, ika ngelur vetëm të shkojë vetëm në një samit pinguinësh. Me njerëzit më të afërt, në akuzë duhej të kishte kohë me nga kryeministri. Kemi problem moral. Ky vend është në kufi të krizës së nervave. 90% të PD-së thonë të gjithë po i arreston Rama. Edhe po u arrestua Rama, do thonë arrestoi Rama Ramën.

Korrupsioni me këtë qeverisje është çmendurisht i madh. Ka pasur korrupsion gjatë qeverisjes së PD-së. Kush thotë nuk ka pasur gënjen. Do thotë vetëm dy elementë, ajo që po ndodh me Vlorën dhe inceneratorët është e paimagjinueshme, është nivel barcalete. Këta barcaletën italiane se si zhduk një urë për të bërë vila, e kanë realitet.

© Panorama.al

Te lidhura