Gazetari Artan Hoxha, foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News24 lidhur me skandalin e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
Hoxha tha se Balluku, ndaj të cilës GJKKO vendosi masat; pezullim nga detyra dhe bllokim pasaporte, rrezikon të dëmtojë hetimet, pasi ajo ka në duart e saj të gjithë dokumentacionin.
“Që në momentin e parë SPAK duhet të kishte kërkuar masën e sigurisë bashkë me komunikimin që është marrë e pandehur, sepse marrja e pandehur do të thotë që Prokuroria pothuajse i ka mbyllur hetimet. Pra si e le nr 2 të qeverisë e cila ka në dorë gjithë dokumentacionin, ka në dorë për shkak të pushtetit që ka të intimidojë dëshmitarët, të dëmtojë hetimin, për më tepër kur është në hetim edhe për çështje tjera”, u shpreh gazetari.
Më tej ai tha se kryeministri Rama duhet të ndajë mendjen, të shqyrtojë dhe të vendosë nëse Balluku ka kryer shkelje, që të veprojë më tej me shkarkimin e saj, ose jo.
“Kryeministri u kap në befasi, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese jo për masën e sigurisë, por sepse nëse Rama largohet nesër nga vendi qeveria ngelet pa drejtues. Rama për mua duhet të heqë maskën e hipokrizisë, nëse mendon që ka shkelje duhet të dalë e të thotë që ka shkelje”, tha gazetari.
Artan Hoxha: Kemi të bëjmë me një situatë jo normale, është një rast i pazakontë edhe për mënyrën se si ka vepruar SPAK dhe GJKKO, pra ndryshe nga raste e tjera kur ministrat kanë qenë të larguar nga detyra, në këtë rast SPAK ka bërë veprim të drejtpërdrejt, pra pasi e kanë marrë të pandehur zv.kryeministres i është drejtuat Gjykatës për masë sigurie.
Nuk kishte esencë që nr dy i shtetit të akuzohej për një abuzim shumë të madhe që shkon 210 mln euro shkon deri tani dhe ta lejonte atë pa masë sigurie. Ndërsa për Ahmetajn shpallën masë sigurie menjëherë. Pra standardi që kishte deri tani SPAK u ndryshua me rastin e Belinda Ballukut.
Një zv.kryeministër tjetër ka qenë Meta, ku sapo doli video në 2011 dha dorëheqjen.Këtu po flasim për 210 mln euro, për një tunel 6 km që u mungojnë dy ura.
Që në momentin e parë SPAK duhet të kishte kërkuar masën e sigurisë bashkë me komunikimin që është marrë e pandehur, sepse marrja e pandehur do të thotë që Prokuroria pothuajse i ka mbyllur hetimet. Pra si e le nr 2 të qeverisë e cila ka në dorë gjithë dokumentacionin, ka në dorë për shkak të pushtetit që ka të intimidojë dëshmitarët, të dëmtojë hetimin, për më tepër kur është në hetim edhe për çështje tjera.
Rama sot duhet ta heqë maskën e hipokrizisë, duhet ta ndajë mendjen, nëse mendon se ka shkelje duhet të dalë të thaje se ka shkelje.
© Panorama.al











