“Balluku ka mbaruar studimet në Universitetin e Shkodrës”- Mit’hat Havari: Kam dëgjuar se atje shiten diplomat! Moj vajzë, kishe Tiranën!

Dec 11, 2025 | 7:00

Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Mit’hat Havari, ka komentuar në studion e News24 çështjen e pezullimit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke përmendur edhe elemente që sipas tij lidhen me mënyrën se si kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur anëtarët e kabinetit.

mithat havari

Havari deklaroi se Balluku zotëron një diplomë universitare nga Universiteti i Shkodrës dhe shtoi se, sipas tij, një pjesë e qeverisë është e përbërë nga ministra me “universitete të cunguara”.

“Po të shikoni, Meloni ka tre doktorë shkencash në qeveri, ndërsa ky i yni i ka me universitete të cunguara. Ish-zv.kryeministrja është me Universitetin e Shkodrës,” u shpreh ai, duke theksuar se nuk dëshiron të paragjykojë, por se ka dëgjuar dyshime publike për shitje diplomash në atë periudhë.

Havari tha se sipas tij Rama ka pasur ndikim të fortë në karrierën e Ballukut dhe se qasja e kryeministrit ndaj çështjes duhej të kishte qenë më institucionale.

Mit’hat Havari: Po të vini re, Meloni ka 3 doktorë shkencash në qeveri, ky i ka me universitete të cunguara. Dhe ish-zv/kryeministrja është me universitetin e Shkodrës. Nuk e paragjykoj por kam dëgjuar që shiteshin diplomat. Ishte universiteti i Tiranës moj vajzë, i thashë ç’doje në Shkodër? Po ai e ka rekrutuar shumë herë dhe e ka në kontroll, ajo që e shpëtonte atë të ishte i besueshëm duhet të thonte nuk është çështja ime, kjo është çështje e drejtësisë. Të mblidhte kabinetin e ta zëvendësonte.

© Panorama.al

Te lidhura