Analisti Ben Andoni foli pasditen e sotme në News24, teksa komentoi seancën e sotme plenare në Kuvend dhe akuzat në dosjen e Belinda Ballukut.
Andoni e cilëson si “karshillëk”, sjelljen e Ballukut, e cila sot nuk u paraqit në Kuvend për interpelancën e kërkuar nga opozita pas marrjes së saj si e pandehur nga SPAK.
“Mendoj se zonja Balluku duhet të paraqitet në interpelanca, pasi parlamenti është mbi ekzekutivin. Ekzekutivi jep përgjigje para pushtetit legjislativ. Pushtetit legjislativ është zgjedhur nga populli. Kjo të themi karshillëk zonja Balluku është dhe karshillëk dhe para publikut shqiptar. Nuk i kushton asgjë nëse ka një grimë sigurie në vetvete që më fjalët e duhura të gjendet para njerëzve dhe të shpjegojë situatën e vet. Kjo neglizhencë rrjedh edhe nga kryeministri i vendit.”
Numri dy i qeverisë për Andonin duhet të paraqitet në parlament dhe të sqarojë publikun dhe deputetët.
“Deri në momentin që flasim nuk është paraqitur. Socialistët e përdorin momentin e befasisë. Mos u çudisni edhe të duket në parlament. Në raste të tilla i takon si numri 2 i vendit të paraqitet në foltore, të shpjegojë situatën e vete dhe situatën energjitike të vendit. Ne shpërdorojmë shumë energji. Nuk mund ta prezumojmë pjesën e pafajësisë. Duhet të ishte para parlamentit shqiptar. Në legjislaturat e fundit parlamenti ka rënë nga niveli i vet. Ministrat socialistë një pjesë janë mospërfillës me pushtetin legjislativ. Ka elementë, një pjesë e opozitës lënë për të dëshiruar për pyetjet që bëjnë.”
Sa i përket mosvendosjes së masës së sigurisë ndaj saj si me Veliajn apo Ilir Metën, Andoni mendon se këtu ka dy standarde edhe prej gjinisë.
“Absolutisht me zonjën Balluku lidhet me gjininë. Drejtësia ruan disa kute. Për shkak të pozicionit të saj të lartë, në dy mandatet e fundit të Ramës është numri 2 i qeverisë, ka një ministri me buxhet të madh. Duhet të matet me kujdes. Përballë ka një individ që luan shumë me forcën e Partisë Socialiste. Drejtësia duhet të matet mirë. Ka të hapur përballjen me zotin Veliaj.
GJK i dha një lloj të drejte. Ka probleme shumë të mëdha për mënyrën si janë marrë të paraburgosur. Një standard që shkakton probleme shumë të mëdha në Strasburg. Prandaj po ruhen shumë. Publiku i thjeshtë e gjykon shumë natyrshëm. Nëse ka përgjime përse nuk procedoni? Kur shpallesh i pandehur, provat kanë shkuar në një stad të caktuar. Vetë zonja duhet të japë dorëheqjen për ti lënë rrugë të lirë hetimit. Drejtësia duhet të konkludojë shpejt.”
Më tej shton se Ramën e pengon diçka të shkarkojë Ballukun.
“E pengon diçka e madhe. Zoti Rama ka marrë goditje shumë të mëdha të brendshme. E ka shpërndarë vëmendjen në lajme të mira ndërkombëtare. E ka zhvendosur nga problemet e brendshme te ndikimi i jashtëm i Shqipërisë. Ku në fund të vitit 2027 pritet të marrë drejtimin e vërtetë.
Zoti Rama e lë të gjithë peshën tek individi, zonja Balluku, të gjitha goditjet që i bëhen Ramës për çështjet e drejtësisë, ai i ka kthye në vlerë për të thënë që kapitulli i parë i të drejtave themelore po funksionon si jo më mirë. Dhe thotë filani është marrë në gjykim. Ky është paradoksi i madh që duhet të mësohemi me gjuhën e drunjtë të Brukselit.”
© Panorama.al











