“Balluku duhet të ishte penalizuar për “Tigrat”!”- Artan Hoxha: Për TEC-et lundruese paguajmë 90 mijë euro dita! Pas Unazës, tani u shemb dhe Qafë Plloça!

Nov 25, 2025 | 16:21

Gazetari Artan Hoxha, teksa ka komentuar pezullimin nga detyrat të Belinda Ballukut me vendim të Gjykatës së Posaçme është shprehur se zv.kryeministrja duhet të ishte penalizuar më herët në lidhje me dy TEC-et “Tigri 1” dhe “Tigri 3”.

artan hoxhaaa

Hoxha deklaroi se problematikat për këtë projekt janë ngritur shumë më herët se hetimi aktual dhe se, sipas tij, Balluku duhej të ishte përballur me përgjegjësi që më parë.

“Për tecet ne paguajmë 90 mijë euro në ditë, vetëm qira”, tha ai, ndërsa shtoi se hetimet për Ballukun tani janë orientuar në ndërtimin e Unazës së Madhe dhe rrugës Qukës–Qafë Plloçë, e cila u shemb.

Ai rikujtoi se kompania që operon tecet lundruese është e lidhur me ish-ambasadoren amerikane në Shqipëri, e cila, pas përfundimit të mandatit diplomatik, është angazhuar pranë kësaj kompanie.

“Për TEC-et lundruese Balluku duhet të ishte penalizuar para kësaj, se denoncimi atje është më i hershëm. Për atë thanë që është ambasadorja amerikane, të cilët pasi i mbaroi mandati u punësua te kompania të cilat na i solli. Për tecet ne paguajmë 90 mijë euro në ditë, vetëm qira. Tani u futën te Unaza, dhe ajo e Qafë Plloçës u shemb”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura