Deputetja demokrate, Elda Hoti, i bëri thirrje ministrave të dalin jashtë Kuvendit dhe të takojnë minatorët e Spaçit, të cilët protestojnë sot jashtë ambienteve të parlamentit ndërkohë brenda mbahet seanca plenare.

“Nuk e di se si mund të vazhdojë në normalitet kjo seancë kur jashtë ti ke një protest të minatorëve të Spaçit të cilët prej 1 muaji janë në grevë. Dhe ata nuk po kërkojnë as privilegje e as luks zoti kryetar dhe nëse ky parlament është këtu për t’i shërbyer qytetarëve dhe jo oligarkëve, ministrat përgjegjës duhet të dilnin, t’i takonin dhe t’i jepnin zgjidhje minatorëve”, u shpreh Elda Hoti nga foltorja e Kuvendit.
Më tej deputetja u ndal te rasti i zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë nën hetim nga SPAK për pabarazi në tendera.
Hoti tha se Balluku duhet të ishte në SPAK e në burg dhe jo të promovojë drejtorë.
“Ministrja Balluku e cila duhet të ishte në SPAK dhe në burg dhe jo të vijë në mëngjes dhe pastaj të promovojë drejtorë, por duhet të dilnin dhe të takonin minatorët e Spaçit, të cilët po vuajnë nga kontratat korruptive tuaja.
Kjo është më shumë se procedurë, sepse këtu po flitet për siguri në punë, këtu po flitet për dinjitet, për jetën e atyre qytetarëve që vuajnë ccdo ditë në minierat e Spaccit. Janë pushuar 16 punëtorë nga puna, dhe kjo bie ndesh me kushteutën dhe konventata sepse nuk mund të psuhon një punonjës që është në grevë”, tha deputetja.
Elda Hoti: Nuk e di se si mund të vazhdojë në normalitet kjo seancë kur jashtë ti ke një protest të minatorëve të Spaçit të cilët prej 1 muaji janë në grevë. Dhe ata nuk po kërkojnë as privilegje e as luks zoti kryetar dhe nëse ky parlament është këtu për t’i shërbyer qytetarëve dhe jo oligarkëve, ministrat përgjegjës duhet të dilnin, t’i takonin dhe t’i jepnin zgjidhje minatorëve.
Ministrja Balluku e cila duhet të ishte në SPAK dhe në burg dhe jo të vijë në mëngjes dhe pastaj të promovojë drejtorë, por duhet të dilnin dhe të takonin minatorët e Spaçit, të cilët po vuajnë nga kontratat korruptive tuaja. Kjo është më shumë se procedurë, sepse këtu po flitet për siguri në punë, këtu po flitet për dinjitet, për jetën e atyre qytetarëve që vuajnë ccdo ditë në minierat e Spaccit. Janë pushuar 16 punëtorë nga puna, dhe kjo bie ndesh me kushteutën dhe konventata sepse nuk mund të psuhon një punonjës që është në grevë.
© Panorama.al











