Kandidati i PD-së për zgjedhjet e 11 majit në Durrës, Aulon Kalaja ishte mbrëmjen e sotme në Oponencë, teksa u shpreh se zv.kryeministrja Belinda Balluku është drejt arrestit.
Sipas tij praktika e SPAK ka qenë e qartë, duke bërë publike një nga një aferat korruptive, nga supervizimi, tuneli i Llogarasë dhe lotet e Unazës.
Por nga ana tjetër, ai shton se Rama po e mbron Ballukun ndryshe nga rastet e tjera, pasi zv.kryeministrja mund ta marrë me vete në qeli.
Aulon Kalaja: Në gjykimin tim do arrestohet. Sipas informacioneve që kam, por edhe falë një deduksioni logjik. Është shumë e qartë e gjitha praktika e SPAK e përdorur, në fillim supervizimi, pastaj tuneli.
Pastaj loti i parë, dhe loti shkoi vu. Loti vu është për Edi Ramën, nga mësues vizatimi u bë avokat. Ky është dimensioni i tij. Ka mbrojtur ndonjë tjetër nga të vetët kështu. As Erion Veliajn, as Ilir Beqajn, apo Arben Ahmetaj. Ka një hall. Janë si vëllezërit siamez. Bien bashkë, paketë. Këtë moment duhet të kapi PD.
© Panorama.al












