Bajram Begaj udhëton drejt Bullgarisë! Presidenti do të marrë pjesë në samitin e liderëve shtetërorë! Fokus i takimit, çështjet e sigurisë në Ballkan!

Apr 3, 2025 | 12:06

Presidenti Bajram Begaj, u nis sot për në Sofje të Bullgarisë ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë “The Aqaba Process Balkans Forum III”, që bashkëorganizohet nga Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev dhe Mbreti i Jordanisë Abdullah II.

bajram Begaj

Presidenti Begaj do t’i bashkohet në këtë samit, liderëve shtetërorë, përfaqësuesve të qeverive dhe institucioneve që janë pjesë e “Procesit të Aqaba”-s të cilët do të diskutojnë për çështjet e sigurisë në Ballkan.

Presidenti Begaj do të mbajë një fjalim të posaçëm në këtë forum.

Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj, janë edhe takimet e veçanta me homologë të tij.

© Panorama.al

Te lidhura