Bajerni në prag të goditjes së parë të merkatos, mbetet vetëm prezantimi

Jun 8, 2026 | 14:43

Bajerni raportohet se është afër finalizimit të transferimit të parë të verës. Sipas raportimeve, vetëm disa detaje të vogla e ndajnë Bajernin nga nënshkrimi i Ismael Saibarit.

saibari

“Bajerni shpreson ta finalizojë marrëveshjen me Saibarin javën e ardhshme,” tha Fabricio Romano. Negociatat me klubin aktual të Saibarit, PSV Eindhoven, janë “shumë të avancuara”. Në Mynih janë “optimistë” për përfundimin e transferimit.

Bajerni thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me mesfushorin për transferimin. Vetë Romano e ka bërë të ditur marrëveshjen më herët gjatë javës. 25 vjeçari është aktualisht nën kontratë me klubin e Eredivise deri në vitin 2029, por pritet të firmos një kontratë me Bajernin deri në vitin 2030. Besohet se kontrata e tij e re mund të zgjasë deri në vitin 2031.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura