Sherr me sende të forta mes dy personave, përfundojnë në spital! Qëllohet edhe me armë zjarri në ajër

Jun 8, 2026 | 14:25

Një konflikt mes dy personave është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Velipojë. Sipas policisë, ata janë konfliktuar me sende të forta dhe të dy kanë përfunduar në spital për shkak të dëmtimeve që kanë marrë.

makine-policie

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në Velipojë ndërsa janë ende të paqarta arsyet.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:35, në Velipojë, dyshohet se shtetasit A. R. dhe K. G. janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar të 2 këta shtetas, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

 

© Panorama.al

Te lidhura