Bajern mund Sitin, Bazel ndal Mançester Janajtid

Sep 28, 2011 | 13:12
Ndeshja e djeshme Bajern-Mançester Siti 2-0

Bajerni mund Mançester Sitin, ndërsa Bazeli ndal në “Old Traford”  Mançester Junajtid. Fitojnë edhe Interi në Moskë ndaj CSKA-së, Reali i Madridit, Benfika, Lioni dhe Napoli. Natë e zezë për të dy Mançesterët. Siti është mundur në Gjermani nga Bajerni falë dopietës së Mario Gomez, duke e futur në krizë skuadrën e drejtuar nga Roberto Mançini. Edhe pse anglezët e nisën më mirë lojën sesa të zotët e shtëpisë duke rrezikuar disa herë portën e mbrojtur nga Nojer, vendasit falë edhe eksperiencës në të tilla kompeticione ditën të ishin më rezultativë duke mbyllur hesapet që në fraksionin e parë të lojës. Ndërkohë Junajtid i Aleks Ferguson bëri një vetvrasje duke mos ruajtur dot avantazhin 2-0 të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë të lojës “djajtë” pësuan tre gola me autor Aleksandër Frei dhe në fund nderin e skuadrës së Ferguson e shpëtoi blerja e kësaj vere, Ashli Jang, i cili shënoi në minutën e 90-të të lojës. Me këtë barazim Mançester mbetet në kuotën e dy pikëve ndërkohë që Bazeli dhe Benfika kryesojnë grupin me nga 4 pikë. Në takimet e tjera ra në sy fitorja e Interit në fushën ruse ndaj CSKA-së së Moskës. Djemtë e drejtur tashmë nga Klaudio Ranieri fituan 3-2 falë golave të Lusios, Pacinit dhe Zarates. Fitore shënuan edhe italianët e Napolit ndaj Vilarealit. Skuadra e Valter Maxarrit dominoi totalisht takimin duke mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë falë golave të Hamshik dhe Kavanit. Në grupin D, ashtu siç pritej Reali i Madridit fitoi me lehtësi ndaj Ajaskit të Amserdamit falë golave të Kristiano Ronaldos, Kakasë dhe Karim Benzemasë, ndërsa Lioni mundi në fushën e vet, Dinamon e Zagrebit, ku golat u shënuan nga Gomis dhe Kone. Ndërkohë, përsa i përket ndeshjeve që do luhen sonte vëmendja është fokusuar te sfidat: Valencia-Çelsi, Arsenal-Olimpiakos, Marsejë-Dortmund dhe Milan-Viktoria Plzen, kjo edhe për faktin se italianët kanë shumë mungesa edhe pse Ibrahimoviç do jetë jetë në pankinë.

Champions League
Grupi A

Bajern-Mançester        2-0
Shënues: Gomez 38′, 45′
Napoli-Vilareal        2-0
Shënues: Hamsik 14′, Kavani 17′ (p)
Grupi B
CSKA Moskë-Inter        2-3
Shënues: Dzagoev 45′, Love 77’/
Lucio 6′, Pacini 23′, Zarate 79′
Trabzonspor-Lilë        1-1
Shënues: Kolman 75′ (p)/ Sov 31′
Grupi C
Mançester-Bazel        3-3
Shënues: Uellbek 16′, 17′, Jang 90’/ Frei 58′, 60′, 76′ (p)
Otelul Galati-Benfika    0-1
Shënues: Sezar 41′
Grupi D
Lion-Dinamo Zagreb    2-0
Shënues: Gomis 23′, B.Kone 42′
Real Madrid-Ajaks        3-0
Shënues: K.Ronaldo 25′, Kaka 41′, Benzema 49′
Grupi E
Leverkusen-Genk        20:45
Valencia-Çelsi        20:45
Grupi F
Arsenal-Olimpiakos        20:45
Marsejë-Dortmund        20:45
Grupi G
Zenit Peterburg-Porto    18:00
Shakhtar D.-APOEL    20:45
Grupi H
Milan-Viktoria Plzen    20:45
BATE Borisov-Barcelona    20:45

© Panorama.al

Te lidhura