Babai: Më iku mendja kur pashë fotot me Fiqiriun, por i puth dorën që e vrau

Sep 6, 2012 | 9:40

Beqir Visha, babai i 18-vjeçares (majtas) foto te Nazimes e Fiqiriut marre nga celulari i viktimes

Flet Beqir Visha, i ati i 18-vjeçares që vrau më 13 gusht.

“Nazimja ka pasur celular që nga janari, ia solli i fejuari së bashku me numrin”

Ekspertiza: Viktima ka plagë me shqyerje te syri i majtë. “Nazimja qëlloi me plumba në fytyrë Fiqiri Muçën”

“Do ta nxjerr farësh fisin Muça. Do t’i zhduk të gjithë. Do të vras edhe nipin tim, djalin e vajzës sime, Lutfijes, nëse Nazimja do të dënohet nga Drejtësia shqiptare.  Pastaj do të dorëzohem vetë, ashtu siç bëri Nazimja”. Ky është paralajmërimi që vjen nga Beqir Visha, babai i 18-vjeçares Nazime Visha, e cila më 13 gusht ekzekutoi me kallashnikov 45-vjeçarin Fiqiri Muça, i martuar dhe baba i 5 fëmijëve. Krimi është pranuar nga adoleshentja menjëherë pas vrasjes, duke u dorëzuar në polici, por edhe duke treguar shkaqet që e çuan drejt fatalitetit; përdhunimi, rrëmbimi për 11 ditë, tentativa për trafikim drejt Kosovës. Shkaqe që i beson “verbërisht” dhe i ati i saj, Beqiri, por që mbetet pa fjalë kur vjen pyetja lidhur me SMS-të dhe fotot intime të Nazimes e Fiqiriut, të cilat u gjendën në celularin e viktimës.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura