Babai i këngëtares së ndjerë Amy Winehouse ka mbetur i shokuar nga mënyra sesi projektuesi Jean Paul Gaultier ka përdorur imazhin e vajzës së tij.
Mitch, 60 vjeç tha se sfilata e realizuar nga Gaultier, në Paris Fashion Week erdhi si një “goditje” për të gjithë familjen.
Ai akuzoi Gaultier se ka fituar para me vdekjen e Amy-t duke realizuar nga shfaqje të shëmtur mode.
Mitch tha se familja e këngëtares ishte e shkatërruar nga fotot e modeleve në pasarelë, nga prirja e duhanit, mënyra e veshjes apo tualeti. Ai tha më tej se Gaultier ka bërë një portretizim të keq të këngëtares.

“Ne jemi ende të pikëlluar për humbjen e saj, dhe ne kemi patur një javë të vështirë në përvjetorin e gjashtë-mujorit të vdekjes së saj.”-tha Mitch.
Jean Paul Gaultier tha se kjo shfaqje ishte një “tribute” për këngëtaren.
“Ajo ishte një ikonë e modës, dhe sinqerisht mënyra sesi ajo i kombinonte ngjyrat, ishte e jashtëzakonshme”- ka thënë Gaultier












