Baba Mondi u nderua nga shoqata “Tomorri”, Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu: Dekoratë e merituar! I bashkohem kontribuesve

Dec 8, 2024 | 12:28

Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu mori pjesë në nderimin e kryegjyshit Botëror Bektashian Shenjtërisë së tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj nga Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave.

irfan hysenbelliu baba mondi dekorate

Në ceremoninë e organizuar në Akademinë e Shkencave, z.Hysenbelliu uroi Baba Mondin dhe e cilësoi të merituar dekoratën për të.

Po ashtu, Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu vlerësoi edhe kreun e Shoqatës Tomori për angazhimin dhe përgjegjësinë që ka marrë.

“Për herë të parë marr një angazhim që e mbështes me shpirt dhe e uroj Baba Mondin, e meritonte atë dekoratën që mori.

Uroj edhe gjithë pjesëtarët, të cilët kanë kontribuar këtu që i bashkohem edhe unë këtij kontributi, në veçanti Musai, i cili është shumë dashamirës dhe shumë këmbëngulës.

Nuk është e lehtë të marrësh përgjegjësi. E them me shumë zemër që këtë përgjegjësi që ka marrë është një detyrë shumë e fortë, i uroj suksese dhe të jemi sa më të bashkuar dhe të jemi një shoqatë e vetme dhe jo të ndarë”, tha në fjalën e tij përshëndetëse, Irfan Hysenbelliu.

irfan hysenbelliu baba mondi
Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu i dorëzon dekoratën Baba Mondit

Ndërkohë në fjalën e tij, Baba Mondi u shpreh i vlerësuar për këto nderime që iu bënë, ndërsa theksoi se Kryegjyshata Botërore Bektashiane qëndron në krah të vlerave.

“Jam i nderuar për këtë titull nderi kaq vlerësuar për ketë institucion që unë drejtoj, por edhe për mua personalisht.

Shoqata Tomorri në të gjithë veprimtarinë promovon vlerat intelektuale, krahinore dhe figurave patriotike që janë në jetën tonë të përditshme, por edhe atyre që janë ndarë nga jeta, por që kanë dhënë kontribut në këtë shoqatë.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka qenë dashamirëse e veprimtarive dhe punëve  me vlerë të shoqatës dhe angazhohet për të qenë në krah në promovimin e vlerave me rëndësi në kohet e vështira në të cilat jetojmë”, tha ndër të tjera Baba Mondi.


FOTO nga aktiviteti

baba mondi irfan hysenbelliu (2) baba mondi irfan hysenbelliu (3) baba mondi irfan hysenbelliu (4) baba mondi irfan hysenbelliu (5) baba mondi irfan hysenbelliu (6) baba mondi irfan hysenbelliu (7) baba mondi irfan hysenbelliu (8)

© Panorama.al

Te lidhura