Azil në BE, Nishani: Ndjekje penale abuzuesve

Dec 19, 2011 | 12:17

TIRANË- Ndëshkim dhe ndjekje penale për këdo që falsifikon dokumentet për azil ne vendet e BE-së ka garantuar sot ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, duke theksuar se do të respektohen deri në një rregullat e liberalizimit të vizave.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Integrimit, Nishani ka bërë me dije se nuk kanë munguar rastet e verifikimit të vërtetimeve false për gjakmarrje. Sipas tij, Task Forca e ngritur nga ministria e Brendshme po ndjek problemin nga afër dhe për cdo rast do të njoftojë masat që do të merren.

Ai ka theksuar se niveli i kërkesave për azil ka pësuar ulje pas liberalizimit të vizave, ndërkohë që  gjatë muajit dhjetor janë shënuar rënie të kërkesave për azil në vendet e Europës.

© Panorama.al

Te lidhura