TIRANE- Kreu i PS-së, Edi Rama ka mbledhur sot në një takim krerët e partive aleate.
Një takim i gjatë, ku morën pjesë, kreu i partisë, PSV`91, Petro Koçi, kreu i PDS-së, Paskal Milo, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, Spartak Ngjela, drejtuesi i Partisë Ligj dhe Drejtësi dhe Preç Zogaj.
Në takim u vu re mungesa e kreut të Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, dhe kryetarit të PBDNJ-së Vangjel Dule, të cilët kohët e fundit kanë artikuluar publikisht kritika në drejtim të liderit socialist, Edi Rama.
Në qendër të takimit, që nisi në mesdite ishte axhenda politike e opozitës së bashkuar, pas rikhimit një ditë më parë në parlament të Partisë Socialiste.
Ndërkohe që lideri socialist Edi Rama deklaroi se grupi parlamentar socialist do të jetë pjesë e çdo seance dhe votimi për të qëndruar përballë pushtetit dhe në krah të zgjedhësve.
Mësohet se pjesë e diskutimit ishte edhe reforma zgjedhore, për të cilën Partia Socialiste ka njoftuar se do të hartojë së shpejti një paketë të plotë propozimesh.
© Panorama.al











