
TIRANE- Paraqitet ne zyren e tij per nisjen zyrtare te detyres, Igli Totozani, Avokati i ri i Popullit. Paraditen e sotme, Totozani, shoqeruar nga perfaqesues te Kuvendit u paraqit ne zyren e tij e me pas beri edhe prezantimin me sfatin me te cilin do te punoje.
Deputeti i PS-se, Namik Dokle, nje nga deputetet qe e shoqeroi e ka pergezuar per detyren e re, duke vleresuar gjithashtu procesin e perzgejdhjes se tij si Avokat i Popullit.
Sipas Dokles, zgjedhja ishte nje proces i hapur dhe shume transparent. Totozani erdhi ne kete detyre, i zgjedhur nga PS, pas nje gare te hapur mes 33 kandidaturash. Vetem pak dite me pare ai u votua ne Kuvend e Shqiperise, pasi mori me pare miratimin ne Komisionin e Ligjeve nga shumica dhe sigurisht opozita.











