Mbaron degjesa, Rama: Zgjedhja, e vështirë

Dec 12, 2011 | 16:55

TIRANE- Ka qenë vetë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i cili ka lajmëruar për fundin e dëgjesës të kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit.

“Mbaroi degjesa publike. Shumica e kandidateve ishin shume te pergatitur. Komisioni ka pune te veshtire per zgjedhjen me te mire.”- shkruan Rama në Twitter.

Pas seleksionimit te 12 kandidaturave per Avokatin e Popullit nga komisioni i saj ad-hoc,  Partia Socialiste nisi sot rreth 10.00 seancen dëgjimore me te perzgjedhurit.

Seancen e ka nisur deputetja e PS-se, Eglantina Gjermeni, e cila ka kerkuar nga kandidatet respektimin e kohes se percaktuar.

Procedura parashikonte nje degjese prej rreth 15 minutash per çdo kandidat, i cili ka paraqitur vizionin e tij për detyrën që synon.

Pas hedhjes së një shorti, i pari qe nisi prezantimin e tij ishte kandidati Ksenofon Kristafi, nderkohe qe ne fund i ka rene shorti per te folur Sokol Hazizajt.

Kandidatët për Avokatin e Popullit
1.     Artur             Lazebeu
2.     Besnik         Dervishi
3.     Bilal             Kola
4.     Blerta         Kraja
5.     Dëshira         Subashi
6.     Elisabeta         Imeraj
7.     Ermir             Dobjani
8.     Ksenofon         Krisafi
9.     Igli             Totozani
10.     Përparim         Kabo
11.     Qirjako         Qirko
12.     Sokol             Hazizaj

© Panorama.al

Te lidhura