Vetëm pak minuta pasi kandidatura e Igli Totozanit mori miratimin e Kuvendit të Shqipërisë si Avokat i Popullit, reagoi Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle. Në deklaratën e tij, Fyle përgëzon palët për rezultatin e arritur.
“ Jam i gëzuar që u emërua Avokati i ri i Popullit. Përgëzoj palët për këtë rezultat të rëndësishëm. Shpresoj që viti 2012-të të ketë zhvillime të tjera pozitive.”- thuhet ndër të tjera në deklaratën e Fyles.
Komisioneri për Zgjerimin e ka quajtur një hap madhor në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut emërimin e Avokatit të Popullit.
Edhe kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Ëollfarth përgëzoi palët për emërimin e Totozanit si Avokat i Popullit, ndërsa u shpreh se dialogu mes 2 blloqeve politike mund të japë rezultate pozitive në të ardhmen.
© Panorama.al











