Avokati i Popullit, PS publikon 33 kandidaturat

Dec 7, 2011 | 11:35

TIRANE- Partia Socialiste ka publikuar emrat e kandidaturave per Avokatin e Popullit, te regjistruar ne sitin e hapur posacerisht per aplikimin online. Ne faqen perkatese, Komisioni Përzgjedhës për kandidaturën e Avokatit të Popullit ka regjistruar mbrëmë në fund të afatit për aplikim, 33 kandidatura.

Gjate mbremjes, sipas njoftimit te PS-se, kanë mbërritur me postë edhe dy aplikime të nisura brenda afatit dhe kjo e ka shpene në 33 numrin e kandidaturave.

“Komisioni garanton çdo kandidat dhe kandidate për një proces rigoroz e transparent përzgjedhjeje të ndarë në dy faza”- sqarohet ne faqen online

Sipas saj, faza e pare do të mbyllet të enjten në mbrëmje datë 8. 12.2011 dhe  kjo do të zhvillohet mbi bazën e shqyrtimit të dosjeve të paraqitura nga secili prej aplikantëve.

Në fund të shqyrtimit, do të përzgjidhet një numër më i vogël kandidaturash që do të ftohen në dëgjesën publike të së hënës date 12 Dhjetor 2011. Shpallja e emrave të përzgjedhur do të bëhet në përfundim të mbledhjes së Komisionit Përzgjedhës të enjten mbrëma nëpërmjet faqes online të këtij konkursi.

Çdo kandidat apo kandidate do të dëgjohet për 15 minuta, gjatë të cilave do të paraqesë vizionin e vet për detyrën e Avokatit të Popullit. Për paraqitjen e tyre kandidatët mund të përdorin sipas dëshirës edhe në power point. 10 minuta të tjera do të jetë koha e pyetjeve nga ana e komisionit, në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme që me gjasë do të nevojiten për procesin e përzgjedhjes.

“Renditja e kandidaturave për dëgjesën publike do të bëhet me short dhe shorti do të hidhet në prani të të gjithë të përzgjedhurve të hënën e ardhshme në ora 9.30, në mjediset e Universitetit Mesdhetar të Tiranës ku edhe do të zhvillohet dëgjesa publike duke nisur nga ora 10.00”-theksohet me tej.

Behet me dije se dëgjesa do të jetë e hapur për median dhe do të transmetohet e plotë live në ekranin e PS.TV në faqen online të Partisë Socialiste.

 

Lista e aplikantëve për pozicionin e Avokatit të Popullit

1.Adrian Kasapi

2.Agron Çaushi

3.Agim Shima

4.Anton Lleshaj

5.Arben Spaho

6.Artur Lazebeu

7.Artur Çobani

8.Besim Ndregjoni

9.Besnik Dervishi

10.Bilal Kola

11.Blerta Kraja

12.Darjel Sina

13.Dëshira Subashi

14.Elidon Habilaj

15.Elisabeta Imeraj

16.Eni Çobani

17.Ermir Dobjani

18.Ermir Hajdini

19.Genci Terpo

20.Gent Ibrahimi

21.Gjet Kola

22. Kastriot Frasheri

23.Ksenofon Krisafi

24.Igli Totozani

25.Irvin Faniko

26.Mikel Gega

27.Nuredin Salati

28.Perparim Kabo

29.Qirjako Qirko

30.Rovena Voda

31.Sokol Hazizaj

32.Sotiraq Nushi

33.Sherif Hoxha

 

© Panorama.al

Te lidhura