TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka miratuar kandidaturën e Partisë Socialiste për postin e Avokatit të Popullit. Emri i Igli Totozanit gjeti miratimin në mbledhjen e sotme të komisionit, ndonëse nga deputetët të maxhorancës ai u cilësua si një zgjedhje politike.
Sipas maxhorancës, opozita ka zgjedhur të vendosë një përfaqësues politik në krye të një institucioni kushtetues, si është Avokati i Popullit.
Por kjo nuk u pranua nga opozita, e cila deklaroi se për asnjë moment Totozani nuk ka qenë pjesë e strukturave të PS-së.
Vetë Totozani, i pranishëm në mbledhje ka njohur komisionin me eksperiencën e vet dhe ka garantuar se do të punojë për një institucion të pavarur.
© Panorama.al











